Grasshopperi do të luajë në barazh përballë Aaraut, pasi e ka mbyllur sezonin e sivjetmë në elitën e futbollit zviceran në vendin e 11-të me 39 pikë, aq sa kishte edhe Yverdoni në vendin e fundit. Por, Yverdoni pati goldallim më të dobët dhe u largua nga elita helvetike.
Si Grasshopperi ashtu edhe Yverdoni i fituan ndeshjet e fundit.
Grasshopperi fitoi ndaj St. Gallenit 2:0. Kontribut në golin e dytë dha kapiteni Amir Abrashi me asistim të minutës së 69-të.
Albert Vallçi te mysafirët u përjashtua me të kuq, tetë minuta para fundit.
Superligën për edicionin e ardhshëm me fitore e siguroi Winterthuri që e mposhti 2:0 të enjten mbrëma Sionin.
Winterthuri përfundoi në vendin e 10-të me 40 pikë, një më shumë se Grasshopperi e Yverdoni.