Futboll

Grasshopperi e huazon Florian Hoxhën

Florian Hoxha

Grasshopperi e ka huazuar sërish mbrojtësin e krahut të majtë, Florian Hoxha. Të mërkurën Grasshopperi e huazoi kosovarin tek Etoile Carouge, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. Edhe gjatë vitit të kaluar, Grasshopperi e huazoi Hoxhën në dy klube. Fillimisht te Schaffauseni e më pas edhe te Vaduzi.

“Floriani kohët e fundit ka arritur të fitojë përvojë si lojtar dhe jam i kënaqur që ai ka mundësinë të vazhdojë në këtë rrugë te Etoile Carouge”, ka thënë drejtori sportiv i Grasshopperit, Alain Sutter.

Hoxha tek Etoile Carouge do të luajë deri në fund të edicionit aktual.