Anthony Gordon pritet t’i kryejë testet mjekësore në Barcelonë të enjten, pasi kampionia e La Ligas është pajtuar për transferimin e futbollistit të Neëcastlet për 69.3 milionë funte.
Bisedimet ishin të avancuara, ndërsa oferta e Barcelonës për këtë shumë parash, është pranuar nga Newcastle të mërkurën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse çdo gjë shkon sipas planit, futbollisti anglez që luan në krahun e majtë, pritet ta dyfishojë pagën te Barcelona.
Ai aktualisht fiton 300 mijë funte në javë.
Bayern Munichu ishte afër ta transferonte Gordonin dhe ka bërë ofertë zyrtare, por që është refuzuar nga Newcastle.
Për Gordonin në garë ishte edhe Liverpooli. Madje ishte raportuar se ai kishte arritur marrëveshje personale me “të kuqtë”. Por, e gjitha kjo kishte ndodhur para se klubi nga Katalunja të hynte në lojë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Të gjitha palët do të ishin të kënaqura nëse gjithçka do të finalizohej para ditës së hënë, kur Gordon do të udhëtojë në Florida për t’iu bashkuar Anglisë së udhëhequr nga Thomas Tuchel.
Gordon mori ftesë nga Tuchel për Botërorin që organizohet në verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Afati kalimtar i verës hapet më 15 qershor, por qëllimi është që gjithçka të përfundohet para kohe, e më pas të bëhet zyrtarizimi i tij.
Gordon i shënoi 10 gola në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa gjashtë i pati në Premier League.