Futboll

Goll e asistim nga Asllani në Kupë të Gjermanisë

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, sërish ka lënë gjurmë te skuadra e Hoffenheimit.

Asllani të shtunën regjistroi një gol dhe një asistim në fitoren e skuadrës së Hoffenheimit në Kupën e Gjermanisë.

Hoffenheimi në udhëtim në kuadër të raundit të parë kualifikues e mposhti Hansa Rostockun me rezultat të thellë 4:0.

Hansa Rostocku bën gara në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Fillimisht 23-vjeçari Asllani asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Wouter Burger në minutën e 37-të.

Qendërsulmuesi më pas në minutën e 83-të shënoi për 3:0. Ai u paraqit deri në minutën e 87-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Ndeshjen te Hoffenheimi e kompletoi Leon Avdullahu.

Hoffenheimi ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Bundesligë e luan të shtunën e ardhshme ndaj Bayer Leverkusenit në udhëtim.