Futboll

Goli i Messit nuk mjafton, Inter Miami duhet ta luajë ndeshjen e tretë

Lionel Messi

Lionel Messi ka shënuar gol të vonshëm, por bartësi i gjashtë, Nashville, ka mposhtur bartësin e tretë, Inter Miamin, me rezultatin 2:1 në raundin e parë të plejofit në “MLS Cup”, të dielën në orët e para të mëngjesit.

Dy skuadrat do të përballen më 8 nëntor në ndeshjen e tretë dhe vendimtare për avancim në raundin tjetër të plejofit. Rezultati në fitore pas dy ndeshjeve është i barabartë.

Nashville shënoi në minutën e nëntë dhe të 45-të, para se Messi të shënonte gol të bukur në minutën e 90-të.

Ylli argjentinas ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshje ndaj Nashvillet, që janë edhe të fundit të Inter Miamit në MLS.

Tashmë 38-vjeçari ka 32 gola e 20 asistime në 30 paraqitje të këtij edicioni.