Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i kapitenes së Kosovës nuk i mjafton Frankfurtit

Erëleta Memeti

Kapitenia e Përfaqësueses së Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar gol të dielën për skuadrën e Eintracht Frankfurtit. 

Por goli i Memetit nuk i mjaftoi Frankfurtit që të dielën pësoi disfatë 3:2 nga Freiburgu në udhëtim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të elitës gjermane për futbolliste. 

Memeti e shënoi golin e epërsisë 2:1 për Frankfurtin në minutën e 70-të. Por për nëntë minuta Freiburgu e përmbysi rezultatin duke i shënuar dy gola të shpejtë për fitoren 3:2. 

26-vjeçarja Memeti në lojë u inkuadrua nga minuta e 57-të. 

Memeti shënoi gol dhe bëri një asistim edhe në xhiron e tretë në fitoren 4:3 të Frankfurtit ndaj RB Leipzigut.