Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjyqtari i ndeshjes Juventus – Inter do të shkruajë historinë

Gjyqtari i ndeshjes Juventus – Inter do të shkruajë historinë

Andrea Colombo do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Juventus – Inter, ku do të shkruhet historia pasi për herë të parë në një ndeshje të Serie A, gjyqtari kryesor i ndeshjes do të mbajë kamerë në trup. 

Gjyqtari i lindur në Como do të jetë i pari që do ta realizojë një gjë të tillë, në ndeshjen e xhiros së tretë të elitës së futbollit italian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Juventus – Inter do të luhet të shtunën në “Allianz Stadium”. 

34-vjeçari u promovua në Serie A brenda pak vjetësh, pasi debutoi në Serie C në edicionin 2017-18, pas tri vjetësh të kaluar në Serie D. 

Ndeshja e parë e gjyqtarit Colombo në Serie A ishte në mars të vitit 2023, në fitoren 2:0 të Napolit ndaj Atalantas.