Për lëshim në organizim të ndeshjes Prishtina - Llapi, Prishtina është dënuar me 3000 euro.
Llapi është dënuar me 1000 euro për komunikatën me përmbajtje akuzuese, ofenduese e kërcënuese ndaj gjyqtarit kryesor, Genc Nuza, kurse Feronikeli 74 me 1500 euro për lëndim të portierit vendas nga hedhja e një shishe qelqi në fushë si dhe ndërprerjes së ndeshjes për 12 minuta Feronikeli – Dukagjini e luajtur në Drenas shkaku i konfrontimeve fizike ku siç thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së “dy tre simpatizues tentojnë t’i kalojnë rrethojat dhe të futen në fushë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo