Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjimshiti shpallet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Berat Gjimshiti

Për herë të dytë rresht, Berat Gjimshiti, është shpallur “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Ceremonia gala “Topi i Artë” nga Federata Shqiptare e Futbollit është duke u mbajtur në Tiranë, ndërsa kapiteni i Shqipërisë shpallet për të dytin vit radhazi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. Përzgjedhja e më të mirit u bë me votat e lojtarëve të Shqipërisë

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i Atalantas e pranoi çmimin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjimshiti si kapiten udhëhoqi Shqipërinë në ciklin e suksesshëm kualifikues për Kupën e Botës 2026. Shqipëria siguroi paraqitjen në plejofin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Doli e dyta në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në gjysmëfinale të plejofit luan kundër Polonisë. Ndeshja luhet më 26 mars.