Futboll

Gjimshiti shënon gol, Atalanta në çerekfinale të Kupës

gjimshiti

Berat Gjimshiti ka shënuar gol për Atalantan të mërkurën mbrëma dhe ka avancuar me skuadrën e tij në çerekfinale të garës. 

Në çerekfinale, Gjimshiti dhe Atalanta do të ballafaqohen me Juventusin. 

Atalanta e mposhti 4:0 Genoan për ta regjistruar këtë sukses. 

Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, iu gëzua golit për 1:0 në minutën e 19-të. 

Ai u zëvendësua në minutën e 60-të. 

Ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Italisë luhen në shkurt të vitit të ardhshëm.