Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjimshiti me Atalantan fitojnë ndaj kampionit Napolit

gjimshiti

Berat Gjimshiti me Atalantan e kanë mposhtur në shtëpi kampionin në fuqi të Italisë, Napolin, me rezultatin 2:1. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite i takoi javës së 26-të të Serie A. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, në lojë tek Atalanta u inkuadrua në minutën e 69-të. 

Napoli e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Sam Beukema në minutën e 18-të. 
Por Atalanta në pjesën e dytë u përgjigj duke shënuar dy gola për ta përmbysur rezultatin. 

Mario Pashaliq i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 61-të. Golin e fitores 2:1 e realizoi Lazar Samardziq në minutën e 81-të.

Napolitanëve iu mungoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të një lëndimi.  Napoli mbetet në pozitën e tretë me 50 pikë. Është shumë prapa liderit Interit. 

Atalanta renditet në pozitën e shtatë me 45 pikë.