Berat Gjimshiti me Atalantan e kanë mbyllur me barazim kampionatin në Serie A.
Atalanta të premten mbrëma në xhiron e fundit barazoi 1:1 me Fiorentinan në udhëtim.
Atalanta e mbyll edicionin 2025/26 në pozitën e shtatë me 59 pikë.
E ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës për edicionin e ardhshëm.
Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, në lojë tek Atalanta u inkuadrua nga minuta e 67-të.
Edhe
Gjimshiti me Atalantan sigurojnë Evropën
Roberto Piccoli e kaloi në epërsi Fiorentinann në minutën e 39-të.
Pietro Comuzzo shënoi autogol në minutën e 82-të për rezultatin përfundimtar 1:1.