Futboll

Gjimshiti i gatshëm për ndeshjen e "Championsit"

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është i gatshëm që t’i ndihmojë skuadrës së Atalantas në Ligën e Kampionëve. 

Atalanta të mërkurën nga ora 21:00 e pret Athletic Bilbaon në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës. 

Gjimshiti i mungoi Atalantas të premten në barazimin 1:1 ndaj Pisas. Ai mungoi për shkak të lëndimit. 

Mbrojtësi i qendrës më 10 janar u lëndua në fitoren 2:0 të Atalantas ndaj Torinos. Gjimshiti kishte një përplasje të ashpër me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapata. 

Gjimshiti është kthyer të dielën në stërvitje. Ai ka ushtruar individualisht. 

32-vjeçari Gjimshiti është lider i mbrojtës tek Atalanta.