Berat Gjimshiti ka kontribuar me një asistim të shtunën në fitoren e thellë të Atalantas.
Atalanta në udhëtim shënoi fitore të thellë ndaj Veronas me rezultatin 5:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 24-t të Serie A.
Në fitoren e Atalantas shkëlqeu sulmuesi italian, Mateo Retegui, i cili i realizoi katër gola.
Gjimshiti asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Retegui.
Kapiteni i Shqipërisë luajti deri në minutën e 59-të.
Retegui përpos golit të dytë e shënoi edhe golin e parë, të katërt dhe të pestë.
Ndërsa goli i tretë u realizua nga mesfushori brazilian, Ederson.
25-vjeçari Retegui është edhe golashënuesi më i mirë me 20 gola të shënuar këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Atalanta ka 50 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.
Verona ka 23 pikë.