Endri Reçi është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Reçi me skuadrën gjilanase ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
24-vjeçari Reçi së fundi ishte pjesë e skuadrës së Teutës nga Durrësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë ‘kuqebardh’. Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes, si futbollist që mund të luajë edhe në pozitat e krahut. Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç ‘rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”, ka shkruar të hënën Gjilani.
Reçi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Dinamo e Tiranës, Kukësi, Besa, Pogradeci dhe Kastrioti.
Gjilani në këtë afat kalimtar ka transferuar edhe disa futbollistë si Matheus Alisson, Almir Aganspahiq dhe Shqiprim Taipi.