(E përditësuar) -Ka përfunduar 1:1 ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit e zhvilluar të hënën pasdite. Ishte kjo ndeshja e fundit e zhvilluar e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Almir Aganspahiq në minutën e 29-të nga pika e bardhë. Aganspahiq u pengua në zonë nga sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 66-të me supergolin e realizuar nga Marsel Ismailgeci.
Ballkani barazon rezultatin me supergolin e Ismailgecit
(E përditësuar) - Futbollisti i Ballkanit, Marsel Ismailgeci, ka shënuar supergol ndaj Gjilanit. Ai shënoi gol me goditje nga distanca në minutën e 66-të për rezultatin 1:1.
Gjilani në epërsi pas pjesës së parë
(E përditësuar) - Me golin e sulmuesit Almir Aganspahiqit, Gjilani e ka mbyllur në epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Ballkanit. Aganspahiq shënoi golin nga penalltia të cilin e siguroi vet në minutën e 27-të. Në minutën e 29-të, ai ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1:0. Aganspahiq u pengua në zonë nga sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe.
Gjilani pati edhe disa mundësi tjera. Mundësi për gol pati edhe Ballkani. Por pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan, përfundoi 1:0 në të mitë të gjilanasve.
Gjilani në epërsi ndaj Ballkanit
Gjilani ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Ballkanit. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi sulmuesi Almir Aganspahiq në minutën e 29-të. Dy minuta më herët Aganspahiq u pengua në zonë nga sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe.
Ndeshja ndërmjet Gjilani dhe Ballkanit është e fundit e xhiros së parë. Ndeshja po luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan.