Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultatin, 2:1.
Ndeshja e cila u zhvillua të dielën i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Senad Jaroviq në minutën e katërt e kaloi në epërsi Gjilanin.
Blerind Morina i dyfishoi shifrat në minutën e 25-të.
Malisheva rezultatin në 2:1 e ngushtoi në minutën e 89-të me golin që e shënoi Samuel Opeh. Por goli i Opehut nuk i mjaftoi Malishevës që t’ia rrezikonte fitoren në fund Gjilanit.
Gjilani ka 15 pikë dhe e zë vendin e tetë.
Malisheva ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.
Gjilani po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
Gjilani është duke udhëhequr 2:0 ndaj Malishevës pas pjesës së parë.
Senad Jaroviq në minutën e katërt e shënoi golin e parë.
Realizatori i golit të dytë ishte Blerind Morina në minutën e 25-të.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 13-të të elitës së futbollit kosovar.
Gjilani dyfishon shifrat
Gjilani i ka dyfishuar shifrat ndaj Malishevës.
Blerind Morina realizoi për 2:0 në minutën e 25.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani në epërsi
Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës.
Golin e epërsisë për skuadrën e Gjilanit e shënoi Senad Jaroviq në minutën e katërt.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.