Me golin e Armend Thaqit në fundin e ndeshjes, Gjilani në fundjavë e fitoi derbin lokal ndaj Dritës në Superligën e Kosovës.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes, lojtarët e Gjilanit bashkë me tifozët e skuadrës, kanë fyer në kor skuadrën rivale.
Dhe për këtë, Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë, e ka gjobitur Gjilanin me 800 euro.
“Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e SC Gjilanit bashkë me futbollistët fyejnë në kor skuadrën mysafire FC Drita, sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Gjilani – Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore, Gjilani dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës në vendimin e publikuar të enjten.