Skuadra e Gjilanit e ka fituar përballjen e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluar të shtunën ndaj Ferizajt.
Gjilani fitoi 1:0 dhe e kaloi në renditje skuadrën e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra gjilanase fitoi falë autogolit të realizuar nga Filip Gligorov në minutën e 81-të.
Gjilani tashmë renditet në pozitën e katërt me 38 pikë, tri më shumë se Prishtina që e zë vendin e pestë.
Prishtina të premten u mposht nga Malisheva me rezultatin 1:0.
Ferizaj ka pikë të barabarta me Prishtinën por është një pozitë më poshtë.