Skuadra e Gjilanit të premten mbrëma e ka prezantuar portierin Vokli Laroshi.
Laroshi me skuadrën gjilanase ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari Laroshi së fundi ishte pjesë e Llapit. Te Llapi qëndroi për dy edicione.
Ai karrierë ka bërë edhe te Partizani i Tiranës.
Laroshi ka një paraqitje edhe për Kombëtaren U21 të Shqipërisë.
Gjilani përpos Laroshit ka transferuar edhe Besart Krivanjevan, Mevlan Adilin, Lorik Boshnjakun dhe Mario Zebiqin.
Ndërsa ka larguar edhe disa futbollist si Kenan Haxhihamza, Marko Roganoviq e Besir Ramadani.