Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll, e ka mbyllur me rezultat shumë të thellë pjesën e parë të ndeshjes vendimtare për kualifikim direkt në Kupën e Botës 2026.
Gjermania e mbyll pjesën e parë me rezultat të thellë, 4:0 në Leipzig kundër Sllovakisë.
Është ndeshje për vend të parë, ndërsa Gjermania ka kryer punë të madhe në pjesën e parë.
Leroy Sane shënoi dy gola, ndërsa nga një gol për Gjermaninë realizuan Nick Woltemade dhe Serge Gnabry.