Futboll

Genku fiton ndaj Baselit

Genk

Genku belg ka arritur fitore në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës ndaj Baselit zviceran. 
Genku të enjten mbrëma fitoi 2:1. 

Hyeon-Gyu Oh shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, kurse Konstantinos Karetsas e dyfishoi rezultatin me golin e minutës së dytë shtesë të pjesës së parë. 

Philip Otele e realizoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 57-të. 

Albian Ajeti luajti nga minuta e 60-të te Baseli, kurse Xherdan Shaqiri prej minutës së 78-të. 

Genku me këtë fitore tani ka 10 pikë, katër më shumë se Baseli.