Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gënjeshtra e 1 prillit mund të bëhet realitet për Shaqirin

Xherdan Shaqiri

Mediumi “Linth24” ka shkaktuar huti me raportimin rreth Xherdan Shaqirit se ai do të transferohej te Rapperswil-Jona. 

Shpejtë u mor vesh se ky lajm ishte gënjeshtër për 1 prill. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ideja e transferimit të tij te Rapperswil-Jona që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, mund të bëhet realitet një ditë. 

Ylli 34-vjeçar i Baselit është bashkëpronar i këtij klubi të “Challenge League”. 

“Ideja që një ditë të ngjitem në Superligë me Rappin dhe t’ua tregoj të gjithëve se edhe një herë tjetër mund t’ia dalë me sukses, është goxha tërheqëse. Pastaj mund të pensionohem menjëherë”, ka thënë ai për “Basler Zeitung”, shkruan të premten “Kicker”. 

Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në vitin 2027. 

Në 42 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat e këtij sezoni, Shaqiri i ka 15 gola të shënuar e 13 asistime.