Futbollisti kosovar, Yll Gashi, ka shënuar një gol për Bayernin U19 që barazoi 3:3 në shtëpi ndaj Sportingut portugez.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së gjashtë të “Championsit” për të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e shtatë.
Sulmuesi i talentuar kompletoi takimin.
17-vjeçari këtë edicion në “UEFA Youth League” ka shënuar dy gola, ndërsa ka edhe një asistim.
Bayerni U19 është në vendin e 27-të me katër pikë.
Katër gol i ka shënuar edhe në kampionatin gjerman për grupmoshën e 19-vjeçarëve.
Gashi luan për Gjermaninë U18, ndërsa interesim ka shprehur së fundmi edhe Kosova.