Futboll

Garcia: Idhulli im ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo

Gonzalo Garcia

Sulmuesi që po shkëlqen në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, Gonzalo Garcia, ka thënë se Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli i tij që nga fëmijëria.

21-vjeçari i bëri këto komente pasi shënoi golin vendimtar për Realin, që mposhti 1:0 Juventusin për t’u kualifikuar në çerekfinale. Me tri gola në katër ndeshje, Garcia është golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” në Kupën e Botës për Klube në SHBA. Vetëm Angel Di Maria i Benficas ka shënuar më shumë gola deri më tani (4).

“Epo, e kam thënë që Cristiano ka qenë gjithmonë idhulli im. Kam pasur disa modele gjatë gjithë karrierës sime, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, ai patjetër do të ishte Cristiano”, ka thënë sulmuesi 21-vjeçar.

Në çerekfinale të Botërorit të Klubeve, Reali luan me Dortmundin. Në gjysmëfinale, skuadrën e kualifikuar e pret PSG-ja ose Bayerni.