Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester

Arsenal

Gara për titull kampioni në Angli vazhdon të jetë e zjarrtë, ndërsa vëmendja në fundjavë do të jetë në derbin mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Në program është xhiroja e 35-të nga 38 sa janë gjithsej në Premier League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali synon fitore të shtunën në shtëpi ndaj Fulhamit, në ndeshjen që luhet nga ora 18:30. Arsenali është lider me 73 pikë, por me një ndeshje më shumë se Manchester City. City i vendit të dytë i ka 70 pikë nga 33 ndeshje. 

Skuadra e Pep Guardiolas të hënën e mbyll xhiron me ndeshjen në udhëtim tek Evertoni, nga ora 21:00.

Ndeshje interesante në këtë fundjavë do të jenë edhe ato për mbetje në elitë. West Hami luan në udhëtim te Brentfordi të shtunën nga ora 16:00, kurse Tottenhami e viziton Aston Villan të dielën nga ora 20:00.

Në Angli mund të kryejë punë për objektivat e skuadrave çdo gol i shënuar. Nëse skuadrat kanë pikë të njëjta dhe goldallim të njëjtë në fund të sezonit, numri i golave të shënuar është kriteri tjetër që merret për bazë. 

Unitedi e Liverpooli do të luajnë të dielën nga ora 16:30 për të siguruar vend në Champions edicionin tjetër. Unitedi, i treti, i ka 61 pikë, derisa Liverpooli e Aston Villa në vendin e katërt e të pestë i kanë nga 58 pikë.