Futboll

Galatasaray i pandalshëm në Turqi

Galatasaray

Galatasaray ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën e Turqisë në futboll. 

Galata ka fituar të shtunën fitoi edhe ndaj Eyupsporit në udhëtim me rezultatin 2:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së pestë të elitës turke. 

Mauro Icardi shënoi për 1:0 në minutën e 73-të. Golin për 2:0 e realizoi Yunus Akgun në minutën e 89-të. 

Te Galata debutoi mesfushori Ilkay Gundogan. 

Për Galatasarayn ishte fitorja e pestë radhazi. Është lider me 15 pikë. 

Eyupspori ka katër pikë në mesin e tabelës.