Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray i afrohet edhe më shumë titullit

Galatasaray

Galatasarayt i duhet vetëm edhe një pikë për ta siguruar titullin e kampionit në Superligën e Turqisë në futboll.

Galata të shtunën mbrëma e mposhti në udhëtim Trabzonsporin me rezultatin 2:0 në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 35-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri xhiro para fundit, Galatasaray është lider me 86 pikë. Fenerbahçe ka tetë pikë më pak në vendin e dytë.

Abdulkerim Bardakçi e realizoi golin e parë në minutën e 66-të. Golin e fundit e shënoi Alvaro Morata në minutën e 84-t.

Galatasaray do të presë Kayserisporin xhiron e ardhshme dhe i duhet vetëm një barazim për të siguruar titullin.

Trabzonspori është në mesin e tabelës me 46 pikë.