Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray e fillon me fitore mbrojtjen e titullit

Galatasaray

Galatasaray e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit.

Galata të premten mbrëma në udhëtim e mposhti Gaziantepin me rezultatin e thellë 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së parë të edicionit të ri në elitën e futbollit turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të tre golat, Galata i shënoi në pjesën e parë.

Baris Alper Yilmaz realizoi për 1:0 në minutën e 12-të.

Katër minuta më pas, Eren Elmali, e shënoi golin e dytë. Yilmaz e shënoi edhe golin e tretë krejt në fund të pjesës së parë.

Gaziantepi nga minuta e 64-t luajti me një futbollist më pak në fushë pasi portieri Mustafa Bozan u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Galatasaray edicionin e kaluar e fitoi edhe Kupën e Turqisë.