Futboll

Galata fiton me përmbysje të rezultatit

Galatasaray

Galatasaray e ka mposhtur Gençlerbirligin në shtëpi me përmbysje të rezultatit, 3:2.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit turk.

Për Galatën ishte fitorja e dhjetë këtë edicion krahas dy barazimeve dhe një humbjeje. Vazhdon të jetë lider me 32 pikë. Galata është kampion në fuqi i Turqisë.

M'Baye Niang e kaloi në epërsi Gençlerbirligin në minutën e 22-të.

Galata shifrat i barazoi në minutën e 55-të me golin që e shënoi Mauro Icardi.

Dy minuta më pas, Baris Alper Yilmaz, e realizoi golin e epërsisë, 2:1.

Për 3:1 shënoi mesfushori Ilkay Gundogan në minutën e 66-të.

Ndërsa golin e dytë për mysafirët e shënoi Metehan Mimaroglu në minutën e 77-të, por që në fund nuk ia rrezikoi fitoren Galatës.

Gençlerbirligi ka 11 pikë në pozitën e 14-të.