Real Madridi ka lëshuar pikë të rëndësishme në ndeshjen që i takoi javës së 24-t të La Ligas.
Reali të shtunën mbrëma në udhëtim u ndal në barazim 1:1 nga Osasuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan në epërsi në minutën e 15-të me golin që e shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe.
Nga minuta e 39-të, Reali ishte me një futbollist më pak në fushë. Mesfushori anglez, Jude Bellingham, u ndëshkua direkt me karton të kuq pas fjalosjes që kishte me arbitrin kryesor të ndeshjes, Jose Luis Munuera.
VIDEO:
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 58-të me golin e shënuar nga sulmuesi Ante Budimir.
Sulmuesi kroat ishte i saktë nga pika e bardhë.
Reali ka 51 pikë dhe është në garë të ashpër për titull kampioni këtë edicion.
Osasuna është në mesin e tabelës me 32 pikë.