Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, e pranoi golin për 1:1 në minutën e 76-të.
Gol tjetër pranoi në minutën e katërt të kohës shtesë, dhe Lugano u mposht 2:1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Zvicrës, në udhëtim te St. Galleni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLugano me këtë rezultat ka bërë hap të gabuar në garën për titull.
Tani me 38 pikë në vendin e parë, e ka vetëm një më shumë se Baseli i vendit të dytë, dhe dy më shumë se Luzerni i vendit të tretë.
Baseli e Luzerni e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Albert Vallçi e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te skuadra vendëse, kurse Betim Fazliji u inkuadrua në minutën e 79-të.
Shaipi në portë dhe Uran Bislimi në mesfushë luajtën në tërë ndeshjen të mërkurën mbrëma te Lugano, kurse Albian Hajdari luajti në tërë pjesën e dytë.
Shkëlqim Vladi ishte në bankën rezervë te mysafirët.
St. Galleni në pozitën e gjashtë ka 32 pikë, aq sa ka edhe Lausanne në vendin e pestë.