Futboll

Futbollistja italiane doktoron gjatë Evropianit

Elena Linari

Futbollistet e Italisë po vazhdojnë përgatitjet për çerekfinale e Evropianit. Në çerekfinale, italianet do të përballen me Norvegjinë.

Të hënën ato kishin arsye për festë. Elena Linari, mbrojtësja 31-vjeçare e Italisë u urua për doktoraturën e përfunduar gjatë Evropianit. Ajo ka doktoruar në shkenca sportive, ka njoftuar federata italiane. Punimin e diplomës e mbrojti nga dhoma e saj e hotelit në Zvicër.

“Një moment unik, emocional dhe i pazakonshëm, sidomos dy ditë para ndeshjes që Italia e ka pritur për 12 vjet”, ka shkruar federata italiane.

Linari ka thënë se nuk i ka treguar askujt që po diplomon.

Ajo pranoi lule nga bashkëlojtaret.