Futboll

Futbollisti i njohur anglez i hapur për transferim në Itali

sterling

Futbollisti i njohur anglez, Raheem Sterling, është i hapur për një transferim në futbollin italian. 

Sterling luan për skuadrën e Chelseat. Por këtë edicion nuk e ka zhvilluar ende asnjë ndeshje. Nuk bënë pjesë në planet e Chelseat.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Sterling është opsion për Napolin për afatin kalimtar të dimrit. 

Romano ka shkruar se Sterling do të duhet të pranojë ulje page për t’u transferuar në ekipint nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. 

Sterling ka pranuar oferta nga Fulhami dhe West Ham Unitedi, por prioriteti i tij është një kalim në Serie A. 

Megjithatë Napoli nuk do të nxitohet për ta transferuar Sterlingun. 

31-vjeçari te Chelsea u transferua në vitin 2022 nga Manchester City për 56 milionë euro. Edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Arsenali.

Sterling momentet më të mira në karrierë i pati te skuadra e Cityt ku qëndroi për shtatë vjet. Në këtë periudhë me Cityn fitoi 12 trofe.