Ish-futbollisti i Premier Leagues, George Baldock “me shumë gjasa” është mbytur në pishinën e shtëpisë së tij në jug të Athinës, thonë autoritetet greke. Policia që ka hetuar vdekjen e ish-mbrojtësit të Sheffield Unitedit dhe Greqisë, ka thënë se nuk ka asnjë sugjerim për ndonjë krim, “të paktën në këtë fazë të hetimit”.
Familja e Baldockut shkroi në një deklaratë: “Ne mund të konfirmojmë se një ekzaminim pas vdekjes ka gjetur se Goerge u mbyt tragjikisht ndërsa po notonte në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada, Athinë”.
Mjeku i caktuar nga shteti, që kreu ekzaminimin fillestar të trupit të Baldockut në shtëpi, nuk raportoi shenja mavijosjeje ose plagë të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ishte e paqartë nëse 31-vjeçari ishte vetëm ose nëse vdekja e tij ishte shkaktuar nga “kolapsi i papritur”, shkruan The Guardian.
Mbrojtësi i krahut, që ishte i lindur në Angli, por kishte prejardhje nga Greqia, firmosi me Panathinaikosin në verë.
“Ai u gjet i pajetë në fund të pishinës dhe u shpall i vdekur në orën 22:38, të mërkurën mbrëma”, tha një burim policor për The Guardian. “Të gjitha provat, deri më tani, tregojnë për mbytje të tij në ujë”.
Gjetjet fillestare u mbështetet nga rezultatet e një ekspertize të bërë të enjten në morgun e spitalit universitar në Athinë.
Besohet se futbollisti kishte vdekur katër deri në pesë orë para se trupi i tij të zbulohej.