Një futbollist i talentuar argjentinas ka vdekur tragjikisht gjatë operimit të gjurit.
Camilo Nuin, i cili ka luajtur për skuadrën San Telmo me bazë në Buenos Aires, vdiq të mërkurën në mbrëmje, ka konfirmuar klubi i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyet e vdekjes së të riut ende nuk janë bërë të ditura.

Nuin ka luajtur për të rinjtë e Boca Juniorsit dhe Independientes, para se t’i bashkohej skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit argjentinas, San Telmo, në vitin 2022.
Ai u desh të operohej në menisk dhe në ligamentin kryqëzor dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.