Futboll

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës për futbolliste

KFF Dukagjini

Futbollistet e Dukagjinit e kanë fituar Kupën e Kosovës. Në finale të Kupës, Dukagjini fitoi 6:5 pas ekzekutimit të penalltive. 

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës për futbolliste u zhvillua të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me rezultat 1:1. Por futbollistet e Dukagjinit të Klinës ishin më të sakta gjatë ekzekutimit të penalltive. 

Mitrovica ishte e para që kaloi në epërsi. Në minutën e 29-të golin e epërsisë e shënoi Marigona Tahiri, ndërsa Dukagjini barazoi rezultatin në minutën e 62-të. Golin për 1:1 e shënoi Gjenifer Pjetri. Mitrovica e mbylli ndeshjen me një lojtare më pak në fushë. Një futbolliste e Mitrovicës u ndëshkua me karton të kuq.

Mitrovica është fituese e titullit. Në ndeshjen vendimtare për titull, Mitrovica e mposhti Dukagjinin 1:0. Por Dukagjini iu revanshua në garën për Kupë, duke dalë fitues.


Penalltitë vendosin fituesin e Kupës për futbolliste

Penalltitë do ta vendosin fituesin e Kupës së Kosovës për futbolliste ndërmjet Mitrovicës dhe Dukagjinit. 

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan baras, 1:1.


Shkon në vazhdime finalja e Kupës për futbolliste

Me rezultat 1:1 ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për futbolliste. Dhe kështu do të luhen vazhdimet nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin e Kupës.

Mitrovica kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Marigona Tahirit, ndërsa Dukagjini barazoi rezultatin në minutën e 62-të. Golin për 1:1 e shënoi Gjenifer Pjetri. Mitrovica po luan me një lojtare më pak në fushë. Një futbolliste e Mitrovicës u ndëshkua me karton të kuq.

 


Dukagjini barazon rezultatin

Futbollistet e Dukagjinit kanë barazuar rezultatin ndaj Mitrovicës, në ndeshjen finale të Kupë së Kosovës. 

Golin për 1:1 e shënoi Gjenifer Pjetri në minutën e 62-të.


Futbollistet e  Mitrovicës me epërsi pas pjesës së parë

Mitrovica e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për futbolliste. Golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Mitrovica – Dukagjini e shënoi Marigona Tahiri.

Ajo shënoi gol të bukur në minutë ne 29-të. Ndeshja finale e Kupës për futbolliste po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mitrovica është kampione e Kosovës. Titullin e fitoi në xhiron e fundit pas fitores 1:0 ndaj Dukagjinit.