Futbollistet e Kosovës U16 e kanë nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s. Kosova U16 mposhti nikoqiren e turneut Estoninë.
Kosova luajti nga minuta e 15-të me një lojtare më pak në fushë. Por në fund shënoi fitore të martën me rezultat 5:3 ndaj estonezeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Kosovën golat i shënuan Romesa Shumolli (9’), Krenare Kelmendi (46’, 73’), Jonida Godeni (62’) dhe Olsa Kuçi (75’).
Ndeshjen e radhës “Dardanet” e reja do ta zhvillojnë të enjten kundër Sllovakisë. Më 4 maj, Kosova përballet kundër Islandës.