Pas garës së fortë për titull, për kupat evropiane dhe mbetje në elitë, vikendi në Angli do të vazhdojë me ndeshje të Kupës FA.
Do të luhet raundi i pestë garës së famshme të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i Premier Leagues, Arsenali, luan në udhëtim te Mansfieldi i kategorisë së tretë. Ky ballafaqim zhvillohet të shtunën prej orës 13:15. Më pas nga ora 18:45, Chelsea luan në udhëtim te Wrexhami i kategorisë së dytë, ndërsa në orën 21:00 zhvillohet derbi mes Newcastlet dhe Manchester Cityt.
City e Newcastle u takuan edhe në Premier League më 21 shkurt, ndërsa fitorja u takoi “qytetarëve”, 2:1. Kjo vlerësohet edhe ndeshja më e fortë e këtij raundi.
Të dielën nga ora 13:00 luhet ndeshja Fulham – Southampton. Prej orës 14:30, Granit Xhaka dhe Sunderlandi luajnë në udhëtim te Port Vale i kategorisë së tretë, kurse Leedsi ballafaqohet me Norwichin nga ora 17:30. Prej orës 20:30, të hënën, zhvillohet ndeshja mes West Ham Unitedit dhe Brentfordit.