Sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug, është zyrtarizuar te Milani.
Futbollisti kaloi te gjiganti italian në formë huazimi nga West Hami në Angli. Kuqezinjtë kanë opsionin për ta transferuar në mënyrë të përhershme, për 14 milionë euro.
32-vjeçari do ta bartë fanellën me numrin 9.
Ai ishte te West Hami nga viti i kaluar. Më herët ishte te skuadra si Borussia Dortmund, Werder, Hannover, Nurnberg e disa të tjera. Për Gjermaninë i ka 14 gola në 24 paraqitje.