Futboll

Fulhamit i mjafton një pjesë për fitoren 2:0

f

Fulhami i ka shënuar dy golat e fitores ndaj Bristol Cityt në pjesën e parë të ndeshjes për Kupë të Ligës angleze. 

Të mërkurën, Fulhami fitoi ndaj Bristolit dhe avancoi tutje për Kupë të Ligës angleze.

George Tanner në minutën e tetë shënoi autogol, kurse Raul Jimenez në minutën e 21-të vulosi fitoren e Fulhamit.