Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të premten mbrëma për mënyrën se si tifozët mund të pajisen me bileta për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Shqipëria më 26 mars luan në Varshavë, në udhëtim te Polonia nga ora 20:45.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast të fitores luan sërish në udhëtim, me fituesen e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, Ukraina – Suedia.
“Shorti i aplikimit për biletat Poloni – Shqipëri hapet të hënën. Shorti bëhet në T-ticket.al. Çdo aplikant mund të aplikojë vetëm për dy bileta. Procesi do të jetë i hapur për 48 orë. Sistemi do të përzgjedhë fituesit në mënyrë rastësore. Fituesit do të marrin një email me link të personalizuar për të përfunduar blerjen. Pagesa duhet të bëhet brenda 24 orëve. Biletat shkarkohen në ‘Mobilny System Biletowy”, ka shkruar FSHF-ja.