Federata Shqiptare e Futbollit ka dalur me një njoftim të enjten për fituesit e biletave për ndeshjen me Serbinë. FSH-ja ka ftusr fituesit që brenda 24 orëve t’i blejnë biletat, në të kundërtën do ta humbin të drejtën për t’u pajisur me bileta për ndeshjen Shqipëri - Serbi e cila luhet të shtunën në Arenën Kombëtare. Fituesit e biletave janë pëcaktuar përmes shortit elektronik.
“Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes. Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse”, shkruan në njoftim.
Ndërkohë tashmë tregu i zi është mbushur me bileta. Çmimet për një biletë janë të mëdhaja.
Është njoftuar se ka edhe të arrestuar për shitësit e biletave në treg të zi.