Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Frimpongu mund të përfundojë te Liverpooli

Jeremie Frimpong - Bayer Leverkusen

Ylli i Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong, mund të transferohet në verë te Liverpooli, ka shkruar “Daily Record” të enjten.

24-vjeçari u largua nga gjiganti skocez, Celtic, në drejtim të Leverkusenit në vitin 2021 për 11 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Celticu do të përfitojë nga shitja e ardhshme e Frimpongut sërish, pasi ka ruajtur 30 për qind të kartonit.

Për Frimpongun interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Chelsea, Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Bashkëlojtari i Granit Xhakës ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar 11 asistime në të gjitha garat e edicionit aktual.