Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Frankfurti e shkatërron Galatasarayn

Frankfurti e shkatërron Galatasarayn

Eintracht Frankfurti ishte në disavantazh në minutën e tetë kur për Galatasarayn realizoi Yunus Akgun. 

Por më pas realizoi plot pesë herë, për fitoren e thellë 5:1, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermanët barazuan rezultatin pas autogolit të Davinson Sanchezit. 

Can Yilmaz Uzun dhe Jonathan Burkardt realizuan në minutat shtesë të pjesës së parë për 3:1.

Burkardt shënoi tjetër gol në minutën e 66-të për 4:1, kurse Ansgar Knauff e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.