Futboll

Barça fiton me dy golat e Koundes

Jules Kounde

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 pas pjesës së parë, Barcelona ka fituar ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Camp Nou”, Barça fitoi 2:1 ndaj skuadrës gjermane.

Të dy golat i shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Jules Kounde. Ai shënoi për 1:1 në minutën e 50-të, ndërsa për 2:1 në minutën e 53-të. Te goli i parë asistoi Marcus Rashford, i aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Lamine Yamal e bëri asistimin për golin e dytë.

Frankfurti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 21-të, me golin e Ansgar Knauff.

Barcelona e shënoi fitoren e tretë dhe doli në vendin e 13-të me 10 pikë. Eintrachti mbetet me katër pikë, ndërsa e mban vendin e 30-të.


 

Sërish Kounde, Barcelona në epërsi

Jules Kounde ka shënuar tjetër gol. Dhe tani Barcelona udhëheq 2:1 ndaj Frankfurtit.
Për 2:1 Kounde realizoi në minutën e 53-të. Ai barazoi në minutën e 50-të.


Barazon Barcelona

Barcelona e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit.
Në minutën e 50-të për 1:1 realizoi Jules Kounde.


Barcelona po befasohet në “Camp Nou”

Përditësim, 21:52 - Barcelona është duke pësuar 1:0 nga Eintracht Frankfurti në “Camp Nou” në ndeshjen e Championsit. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit.
Ansgar Knauff realizoi për skuadrën gjermane në minutën e 21-të.
Frankfurti e ka vetëm një fitore deri më tani në Champions.


Frankfurti befason Barcelonën

Eintracht Frankfurti ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Barcelonës. 

Ansgar Knauff shënoi për skuadrën gjermane në minutën e 21-të. 

Ndeshja po luhet në “Camp Nou”.

Goli: