Franca e ka shënuar fitoren e pestë në Grupin D dhe i ka mbyllur kualifikimet në grup me 16 pikë, gjashtë më shumë se Ukraina e pozitës së dytë.
Francezët të dielën mbrëma në Baku fituan 3:1 ndaj Azerbajxhanit, ndonëse prej minutës së katërt ishin në disavantazh pas golit të Renat Dadashovit.
Jean-Philippe Mateta, Maghnes Akliouche dhe autogoli i Shahrudin Mahammadaliyevit, ia siguruan pikët e plota Francës.
Në këtë ndeshje nuk luajti superylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, që pati lëndim në nyjën e këmbës.