Sulmuesi Kingsley Coman është kthyer te Përfaqësuesja e Francës për herë të parë pas dhjetë muajsh.
Selektori i Francës, Didier Deschamps, vendosi që ta ftojë sulmuesin e Al-Nassrit, pasi dy lojtarët e PSG-së, Ousmane Dembele dhe Desire Doue, u lënduan të premten në fitoren ndaj Ukrainës.
Të dy sulmuesit do të mungojnë gjatë.
Coman për herë të fundit për Francën luajti në nëntor të vitit të kaluar.
Franca të martën nga ora 20:45 e pret Islandën në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2026.
29-vjeçari Coman muajin e kaluar u transferua në Arabinë Saudite nga Bayern Muncheni për 25 milionë euro.
Sulmuesi i krahut të majtë me Francën ka tetë gola të shënuar në 58 ndeshjet e luajtura.