Phil Foden i Manchester Cityt është zgjdhur të shtunën si lojtari më i mirë i Premier Leagues në këtë edicion.
Fodeni e ka pasur edicionin më të mirë të karrierës me 17 gola dhe tetë asistime në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën këto shifra mund të ndryshojnë kur City e luan ndeshjen e fundit në shtëpi kundër West Ham Unitedit nga ora 17:00.
Është ndeshja e fundit e sezonit në Premier League dhe City me fitore do ta fitonte titullin e katërt rresht.
“Ky çmim është arritje për të cilin jam jashtëzakonisht krenar”, ka thënë Foden, shkruan “BBC”.
“Premier League është liga më e fortë në botë dhe është kënaqësi që isha në nominim me lojtar kaq të mëdhenj, të cilët kanë kaluar edicion të veçantë me klubet e tyre”, ka shtuar Foden 23-vjeçar.
Vetëm Erling Haaland me 27 gola ka shënuar më shumë sesa Foden për Cityn në këtë edicion.