Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se po që se do të kishte kapacitet, stadiumi “Fadil Vokrri” do të mbushej me 100 mijë shikues për ndeshjen me Turqinë më 31 mars.
Kosova e pret në Prishtinë Turqinë në finalen e plejofit kualifikues për Botërorin 2026. Në konferencën pas fitores ndaj Sllovakisë, Foda ka thënë se Turqia është kundërshtare e fortë. Ai ka thënë se pret lojë të vështirë, por ka shtuar se suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mesazhi është i qartë. Të martën luajmë finale, dhe do të ketë 13 mijë shikues. Nëse do të kishte më shumë kapacitet, ndoshta do të ishin 100 mijë. Jemi afër historisë, jemi një ndeshje larg, por duhet të kemi parasysh që Turqia është skuadër e fortë, ka lojtarë individual të fortë. Kemi tifozë emocional, por duhet të kemi kujdes dhe të mos lejojmë të bëjmë gabime. Suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë”, ka thënë ai.